Projektligji/ Katërfishim gjobash për bizneset që deklarojnë të dhëna të pasakta, ose që nuk regjistrohen brenda afateve

Ekonomi | 5 vite më parë

Qeveria propozon katërfishim të gjobës për të gjitha bizneset që deklarojnë të dhëna të rreme ose që nuk regjistrohen brenda afateve të caktuara në ligj. Këshilli i ministrave propozon që gjoba nga 15 mijë lekë që është aktualisht, të rritet në 60 mijë lekë.

Dy nenet që do të ndryshojnë ligjin për bizneset janë përgatitur nga qeveria dhe do të çohen në Komisionet Parlamentare dhe më pas do të jetë Kuvendi ai që do të votojë për ndryshimet përfundimtare.

Projektligj për një ndryshim në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Pikat 2 dhe 3, të nenit 74, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale,

përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.

3. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme, brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.”.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme