Projektligji për koncesionet, Tabaku propozon ndryshime ligjore: Ka hapësira për abuzime dhe keqinterpretime

Politikë | 4 vite më parë

Rritje të transparencës, rritje të përgjegjësisë personale dhe forcim të kontrollit të raporteve financiare, janë disa nga ndryshimet që deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë për projektligjin për koncesionet.

Sipas Tabakut, projektligji aktualisht ka hapësira për abuzime dhe keqinterpretime, duke i hapur rrugë korrupsionit. Deputetja shtoi ligj aktualisht i lejon zyrtarët e lartë që të evitojnë përgjegjësinë e tyre dhe zbatojën legjislacionin  jo sipas qëllimit të ligjvënësit.

“Është një ligj që ka ndryshuar disa herë, por në gjykimin tonë dhe konsultimet që kemi kryer, është ligj që në zbatimin e tij lë vend shumë për abuzime dhe keqinterpretime. Propozimet tona lidhen me një paketë me ligje që gjykojmë se janë të nevojshme në luftën kundër korrupsionit. Ka një numër të lartë ligjesh që konsiderohen si të lidhur drejtpërdrejtë me kapjen e shtetit. Korrupsioni konsiderohet një problem kryesor për Shqipërinë. Zbatimi i ligjit është edhe çështje e vullnetit politik. Hapësira që lejon projektligji momentalisht, nga analiza që ne kemi bërë, pas punës në Komisionin hetimor për Invceneratorët, janë ndryshime që i lejojnë zyrtarëve të lartë që të evitojnë përgjegjësinë e tyre dhe ta zbatojnë legjislacionin jo sipas qëllimit që ka patur ligjvënësi. Kam propozuar në kuadër të transparencës publikimin e raporteve të monitorimit që duhet të jenë të detyrueshme. Kemi propozuar ndryshime që kanë të bëjnë me kriteret për skualifikim. Nuk mund të ketë më përgejgjësi kolektive. Ka kontarta që janë gjetur me shkelje dhe vazhdojnë. Duhet të dokumentohet në një proceverbal vota e të gjithëve firmosur nga të gjithë. Raporti financiar duhet të jetë i plotë që tregon burimet financiare të kompanisë”, tha Tabaku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme