Prokurorët e shtetit të Georgia akuza të mundshme ndaj Trump për komplot për të kryer falsifikim

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mund të përballet me një akuzë të re, atë të komplotit për falsifikim. Prokurorët e Georgia po hetojnë përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet, ndërsa uebfaqja e Gjykatës në qarkun Fulton, postoi shkurtimisht një dokument që listonte disa akuza penale kundër ish-presidentit, por dokumenti u hoq sërish më pas, pa asnjë shpjegim.
Për dy vjet e gjysmë, Prokurori i qarkut Fulton, Fani Willis ka hetuar veprimet e ndërmarra nga Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, në përpjekjet e tyre për të përmbysur humbjen e ngushtë në Georgia ndaj Joe Biden.
Shteti i Giorgia duket se do ta akuzojë ish-presidentin edhe për një sërë akuzash, duke përfshirë shantazh, konspiracion dhe deklarata të rreme.
Avokati i Trump, John Lauro ka pohuar në intervista televizive se veprimet e zotit Trump mbroheshin nga e drejta e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë dhe se ai u mbështet në këshillat e avokatëve.
Megjithatë, në prova kundër tij, telefonatat zbuluan se Trump i bëri presion privatisht Sekretarit të Shtetit, Brad Raffensperger, dhe një zyrtari tjetër që të “rillogaritnin” numrat dhe “të gjenin” vota të mjaftueshme për ta lënë atë të fitonte.
Në ditën kur Kongresi u caktua të certifikonte rezultatet e Kolegjit Zgjedhor, Trump mbajti një tubim dhe nxiti një turmë mbështetësish të sulmonin Kapitolin, duke vonuar përkohësisht procesin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




