Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëron një këshilltar special në hetimin e djalit të presidentit Biden

Botë | 3 vite më parë

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, njoftoi të premten se ka emëruar një këshilltar special në hetimin e Hunter Biden, duke thelluar në këtë mënyrë hetimin e djalit të presidentit, Joe Biden, përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Garland tha se ai po emëron David Weiss, avokatin amerikan në Delaware, i cili ka hetuar marrëdhëniet financiare dhe të biznesit të djalit të presidentit, si këshilltar special.

Garland tha të martën se Weiss i tha se “sipas gjykimit të tij, hetimi i tij ka arritur në një fazë në të cilën ai duhet të vazhdojë punën e tij si avokat special dhe ai i kërkoi që të emërohej”.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së tij, si dhe rrethanave të jashtëzakonshme në lidhje me këtë çështje, kam arritur në përfundimin se është në interesin publik që ta emëroj atë si këshilltar special,”- tha Garland.

Lëvizja është një zhvillim i rëndësishëm nga Garland, zakonisht i kujdesshëm, dhe vjen në mes të një çifti hetimesh gjithëpërfshirëse të Departamentit të Drejtësisë ndaj Donald Trump, ish-presidentit dhe rivalit kryesor të Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kjo vjen gjithashtu pasi republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po ngrenë një komision hetim nga ana e tyre, për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden.

Muajin e kaluar, marrëveshja e fajësisë së Hunter Biden për evazionin fiskal u rrëzua pasi gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA, Maryellen Noreika, e cila u emërua nga Presidenti, Donald Trump, ngriti shqetësime të shumta në lidhje me specifikat e marrëveshjes.

Weiss thotë se bisedimet për marrëveshjen e fajësisë janë prishur për shkak të çështjes së taksave dhe të armëve.

Republikanët e kishin ironizuar marrëveshjen duke e etiketuar si një marrëveshje “të dashur”. Ata shtynë hetimin e tyre. Republikanët pretenduan se Weiss po bllokohej të bëhej këshilltar special, një pretendim që ai dhe Departamenti i Drejtësisë e mohuan.

Duke u emëruar si këshilltar special, Weiss do të ketë autoritet më të gjerë për të kryer një hetim më gjithëpërfshirës në fusha të ndryshme. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme