Prokuroria i përgjigjet presidentit Meta: Asnjë nga 16 emrat për ministra nuk është nën hetim

Politikë | 5 vite më parë

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së Presidentit Ilir Meta, lidhur me verifikimin e 16 emrave që pritet të jenë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3′. Në përgjigjen e saj Prokuroria e Përgjithshme shprehet se asnjë nga 16 emrat nuk është në hetim. Ditën e  sotme Meta i bëri kërkesë edhe SPAK për emrat e ministrave të rinj, ndërsa pritet një përgjigje nga ana e saj. 

Më 11 shtator, kryeministri i dekretuar i paraqiti zyrtarisht emrat e 16 ministrave në presidencë për t’i dekretuar. Presidenti ka 7 ditë kohë për të kthyer përgjigje, ndërsa Rama ka 10 ditë për të bërë paraqitur programin e emrat e ministrave në Parlament dhe për t’u votuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme