Propozimet e Alibeajt për Presidentin e ri, Edi Paloka: Lojë e turpshme!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një postim në Facebook ndaj propozimeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Paloka shkruan se po luhet një lojë e ‘turpshme’ mes Alibeajt dhe Kryeministrit Edi Rama.
Sipas deputetit demokrat, në finale kandidati për President do dalë nga goja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Paloka nuk ka lënë pa u tërhequr vëmendjen edhe deputetëve që ndjekin rrugën e Alibeajt të cilët sipas tij mund të jenë thjesht viktima naïve që po përdoren në këtë lojë.
Postimi i Plotë:
Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu .
Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozites” !
Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet perpara syve te publikut e ne menyren me te trashe. Rama ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf , Alibeu ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojne ndjekin kete rruge, jane thjeshte viktima naive qe po perdoren apo jane me vullnet te plote ne kete loje ?! Pergjegjesia eshte e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




