Propozimet e PD për ndryshime kushtetuese, Avokatja e Popullit: Duhet ndryshim në hartën territoriale

Politikë | 5 vite më parë

Për Avokaten e Popullit, Erida Ballanca, propozimet për ndryshime kushtetuese të Partisë Demokratike janë të vlefshme. Këtë e argumentoi duke vënë theksin të problematikat. Në një seancë dëgjimore në mbledhjen e përbashkët të Këshilli për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend, Ballanca tha se shërbimet janë përkeqësuar pas reformës së fundit territoriale.

“Fakti është se niveli dhe shërbimi për qytetarët ka pasur përkeqësim, këtë e ndjejmë nga raportet e monitorimit. Nga kjo qasje mendojmë se duhet një reformë e re territoriale për të adresuar nevojat e qytetarëve veçanërisht në qytetet e vogla dhe zonat rurale. Me këtë ndarje, disa komunitete minoritare janë ndarë,  një ndarje e re territoriale duhet të adresojë dhe këtë çështje”, tha jo. 

Sa i përket propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Ballanca tha se raportet e OSBE në dy vitet e fundit kanë vënë theksin te kthimi i besimit të zgjedhësve te zgjedhjet, secila palë duhet të kthehet në  një proces të ndershëm.

Për vettingun në politikë, Avokatja e Popullit nuk preferoi të komentojë pasi, sipas saj, është në konflikt interesi pasi pozicioni  i saj parashikohet si objekt i vettingut në politikë, i propozuar nga Partia Demokratike. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit po zhvillohet seancë dëgjimore me disa institucione, si Avokati i Popullit; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; ILDKPKI; SPAK; Prokuroria e Përgjithshme; Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Shoqata e Bashkive.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme