Protesta e opozitës, Rama: Çorbë partish e gatuar prej vitesh nga të njëjtët kuzhinierë, një non grata dhe një spiun

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestën e opozitës më 12 nëntor, duke e krahasuar atë me një “çorbë që gatuhet prej vitesh nga i njëjti kuzhinier, një non grata dhe një spiun”.

Ajo tha Rama ishte një protestë partish që nuk ka lidhje me qytetarët e thjeshtë, ndërsa shtoi se i vjen keq për personat që ndjekin pas “një non grata dhe një spiun” që paguhen nga para ruse për të dëmtuar interesin kombëtar.

“Dikush që paguhet me para për të shkelur interesin kombëtar është pa atdhe dhe nuk ka shkelje më të mëdha se të votosh bashkë me Putinin për të dëmtuar UÇK apo të marrësh para ruse për të rrëzuar qeverinë. Po ishe e zoti rrëzoje vetë dhe jo më të marrësh paratë e një personi që nuk ka minimumin e respektit e dashurisë për vendin tënd. Kjo është linja ndarëse sot me atdheun apo pa atdheun, shumë e thjeshtë. Sa i përket protestës për cilën qytetarë më flisni? Për persona partish një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? Kjo është një protestë partish për pushet, nuk ka lidhje me qytetarët e thjeshtë. I vetmi rezultat është që hodhën disa bojë këtu ne Kryeministri që u deshën disa punonjës për ta larë. Se kështu u bë kjo punë ata bëj pisë dhe ne pastro. Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, është një çorbë që e gatuan prej vitesh i njëjtit kuzhinier non grata. Më vjen keq për ata që i shkojnë pas një personi që paguhet nga të huajt për t’i bërë dëm këtij vendi”, tha Rama.

Protesta kombëtare e opozitës më 12 nëntor e thirrur nga PD dhe PL zgjati rreth 3 orë [para Kryeministrisë, me mijë qytetarë kërkuar rrëzimin e qeverisë. Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hodhën bojë të kuqe në Kryeministri, pasi u ftuan nga organizatorët e protestës që të ndiznin aty qirinj për Klodian Rashën. Meta dhe Berisha iu bashkuan protestuesve, ku akuzuan Ramën se ka vjedhur shqiptarët dhe se duhet të shkojë në burg.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme