Protesta e PD, Balla: Keqardhje që në krye është një non-grata

Politikë | 4 vite më parë

Teksa e ka konsideruar protestën e PD si qesharake, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur keqardhjen që në krye të PD është një person “non grata” nga SHBA për korrupsion të lartë. Nga Fieri, Balla tha se  7-8 mijë veta të mbledhur në protestë nuk mund të ndryshojnë kursin e qeverisjes, por duhet të fokusohen në ndryshimin e kursit të tyre.

“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt ? Të tyre? Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA. Në vendin më pro amerikan, siç është Shqipëria. Mirënjohje më të madhe ndaj SHBA se jemi dhe në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë”, tha ai.

Në protestë e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë u mblodhën me qindra mijëra njerëz, të cilët protestuan për 2 orë në mënyrë paqësore. Kjo protestë u pa edhe si një tregues i forcës së Berishës, ku ishte edhe prostata e parë e thirru prej tij pas rikthimit në krye të PD.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme