Protesta e pedagogëve, Kushi: Rriten me 15%, ku 7 % nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga universiteti

Politikë | 4 vite më parë

Paga e pedagogeve do të rritet me 7 % nga buxheti i Shtetit. Kjo u vendos në mbledhjen e qeverisë, ku ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se kjo rritje do të shkojë deri në 15 % pasi pjesën tjetër prej 8 % rritja e pagës do të bëhet nga vetë Universiteti.

Ministrja kërkoi mirëkuptimin e pedagogëve duke thënë se ato kanë edhe shumë mundësi të tjera për të siguruar të ardhura.

“Pagat e pedagogëve do të rriten deri në 15%, 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% e pagës së pedagogëve të rritet nga vetë universiteti me bordet e administrimit. Është një vendim i rëndësishëm pasi rrit performancën e universiteteve. Mbështetja e qeverisë shqiptare nuk është vetëm rritja e pagave por ka shumë aspekte të tjera. Në gjatë viteve të fundit e kemi rritur ndjeshëm mbështetjen për universiteteve. Kemi dyfishuar me 79 mln lekë për të mbuluar kërkimin shkencor që bëjnë vete pedagogët dhe është pagesë që shkon përtej pagës bazë. Një pjesë ishte për të mbuluar kostot pagat e pedagogëve. Pedagogët kanë edhe shumë mundësi të tjera për të siguruar të ardhura. Kanë mundësi edhe nga programet e kërkimit shkencor të BE-së. Kërkoj mirëkuptim. Të rrisim përpjekjet tona të përbashkëta që të rrisim perfomancën e universitetit si dhe të rriten fondet që mund të kërkojnë në BE”, u shpreh Kushi.

Rritja me 7 % e pagës së pedagogëve u bë e ditur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se në fushën e akademisë nuk mund të ketë një ndarje të barabartë dhe se çdo gjë lidhet me meritat dhe specializimet e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme