Protesta e pedagogëve për rritje page, Rama: Drejtohet nga një shiks i maskuar si sindikalist

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se për pedagogët nuk do të ketë asnjë rritje tjetër page, përveç 7 % të caktuar më parë, pavarësisht protestave të tyre.

Në një postim në Twitter, Rama akuzon se protestat janë të drejtuara politikisht nga opozita, teksa thekson se kreu i sindikatës ë Punonjësve të Universiteteve është “shiks i kohës së zezë të 97-ës”.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka lajmëruar për protesta kombëtare më 20 tetor në orën 11.00 përpara godinës se Korpusit. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës me 30 % për 2022 dhe 20 % për 2023, ndërsa theksojnë se nuk do të negociojnë për kërkesat e tyre.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme