Protesta e pedagogëve, Rama: Rrisim pagën me 7% nga buxheti i shtetit! Protestuesit refuzojnë: Rritje me 50 % brenda dy viteve

Politikë | 4 vite më parë

Rritja e pagës për pedagogët do të nis të mërkurën me 7 % lajmëroi kryeministri Rama duke i kthyer kështu përgjigje protestave të tyre se nuk hyjnë në auditorë më 17 tetor. Nga Universiteti Bujqësor, Rama tha se paga do të rritet me 7 %, por do të mbetet në dorë të universiteteve se si do të jepen sipas meritave.

“Pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme, midis mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ja bënë vetes rrogën edhe 2-fish, edhe 3-fish edhe 4-fish edhe 5-fish. Janë fondet e vetëfinancimit, evropiane dhe universitetet e tjera private. Këtu s’dua të thellohem se ka një histori tjetër, të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Kjo është temë tjetër. Sa shumë para, potencial ka universiteti, për këtë e thashë. Përpara kishim 44 pedagog në akses në fondet europiane, sot nga rreth 800 që janë sot te Universiteti i Tiranës mbi 400 kanë akses te fondet e BE-së. Kjo është falë profesionalizmit të tyre, eksperiencës së tyre dhe ndërkombëtarizimit të vendit. Ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën kur është mbledhja e qeverisë për 7%, por universiteti do t’i njohim të drejtën për rritje page të pedagogëve sipas vendimit të vetë. Universiteti është autonom. Në universitet nuk mund të jenë të gjithë njësoj”, tha Rama.

Kjo replikë e Ramës lidhur me kërkesat e pedagogëve në protestë është refuzuar nga këto të fundit me arsyetimin se nuk është e mjaftueshme dhe se ata duan rritje me 50 % të pagës brenda dy viteve.

“Ofertat me rritje page 7%, 10%, 20 apo 29% janë të pavlefshme …. Nuk ka kompromis. Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore, rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare”, thanë pedagogët.

/rtsh.al./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme