Protesta e policëve të burgjeve, Partia e Lirisë thirrje qeverisë: Të zgjidhen urgjent problematikat e tyre

Politikë | 4 vite më parë

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë e Lirisë Silva Caka dhe anëtari i Komitetit Organizator, Faik Basha, në një konferencë për media kanë mbështetur protestën e 17 gushtit të policisë së burgjeve. Sipas Cakës dhe Bashës, punonjësit e burgjeve kryejnë 28 ditë punë ndërkohë që paguhen për 22 ditë pa asnjë shtesë. Basha theksoi se siguria në burgje është në rrezik, ndërsa ka kërkuar zgjidhje urgjente për problematikat dhe kërkesat e anëtarëve të Sindikatës së Shërbimeve Policore dhe punonjësve të Policisë së Burgjeve.

“Partia e Lirisë mbështet protestën e policëve të burgjeve. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se në datën 1 korrik policët e burgjeve do të kishin paga më të larta dhe uniforma të reja. premtimi nuk u mbajt edhe pas katër muajsh. Sot punonjësit e burgjeve kryejnë 28 ditë punë dhe paguhen për 22 ditë pa asnjë shtesë. Siguria në burgje sot është në rrezik. Ka një sërë problemesh të tjera të ngritura nga punonjësit e burgjeve si mungesa e dietave, turne të tej zgjatura në 12 orë, kur duhet të ishin 6 orë, njësimi i pagave me policinë e shtetit dhe mungesa e transportit. Kërkojmë zgjidhjen imediate të problematikave dhe kërkesave të tyre”, tha Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme