Protesta në Izrael, qytetarët kundër shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes, përplasen me policinë

Shkarkimi i Ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka shkaktuar zemërimin e qytetarëve ndaj vendimit të Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Qytetarët u ngritën në protesta mbrëmjen e djeshme (26 mars) në Beersheba, Haifa dhe Jerusalem jashtë rezidencës private të Netanyahut.
Gallant ishte shprehur kundër planeve të diskutueshme për të riparuar sistemin e drejtësisë dhe i ka bërë thirrje të herëpashershme kryeministrit për të hequr dorë nga propozimet që kanë ndarë vendin, kanë çuar në protesta masive dhe kanë shkaktuar pakënaqësi në rritje brenda ushtrisë. Por pas këtij qëndrimi, Kryeministri firmosi shkarkimin e tij, vendim ky që nxiti protesta në Izrael, raporton BBC.
Demonstruesit bllokuan arterien kryesore të Tel Avivit, duke e shndërruar autostradën Ayalon në një det flamujsh izraelitë bardh e kaltër dhe duke ndezur një zjarr të madh në mes të rrugës.
Policia u përlesh me demonstruesit dhe spërkati turmën me një top uji. Më pas, mijëra njerëz marshuan nga rezidenca drejt Knesset, parlamenti i Izraelit.
Lëvizja e Netanyahut të dielën nënvizoi vendosmërinë e tij për të vazhduar planet për të lejuar një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh në Knesset, për të shfuqizuar pothuajse çdo vendim të gjykatës supreme dhe për të lejuar politikanët të emërojnë shumicën e gjyqtarëve në stolin.
Në një deklaratë të shkurtër zyra e Netanyahut tha se kryeministri e kishte shkarkuar Gallantin.
Vendimi erdhi më pak se një ditë pasi Gallant bëri thirrje për një pauzë në legjislacionin e diskutueshëm deri pas festave të Ditës së Pavarësisë të muajit të ardhshëm, duke përmendur trazirat në ushtri rreth planit.
Gallant shkroi në Twitter menjëherë pas njoftimit se siguria e shtetit të Izraelit ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë misioni i tij jetës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



