Protesta në Poloni, qindra mijëra persona marshojnë në mbështetje të qëndrimit të vendit në BE

Polakët që mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Europian kanë marrë pjesë në protesta të zhvilluara në të gjithë vendin, nxitur nga frika për largim nga blloku. Të enjten që lamë pas, gjykata më e lartë e Polonisë vendosi që nenet kyce të ligjit europian ishin në mospërputhje me kushtetutën. Organizatorët thonë se prtoestat pro qëndrimit të vendit në bllokun europian u zhvilluan në më humë se 100 qyteza dhe qytete, ndërsa 100 mijë persona morën pjesë në atë të zhvilluar në kryeqytetin varshavë. Vendimi i gjykatës hodhi poshtë parimin themelor që ligji europian është mbi legjislacionin kombëtar të një vendi. Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki doli në mbështetje të këtij vendimi. – Kemi të njëjtat të drejta si vendet e tjera dhe duam që ato të respektohen, – shkruajti ai në rrjetin social facebook pas dhënies së vendimit. Morraviecki gjithashtu këmbënguli se vendi i Polonisë është dhe do të jetë në familjen europiane të kombve dhe se partia e tij nuk ka plane prr atë që disa e quajnë Polexit. Politikanë të opozitës, aktivistë dhe artistë kanë marrë pjesë në demonstata. Në protestën e zhvilluar në kryeqytet, Donald Tusk, ish president I këshillit europian, tashmë kreu I partisë opozitare Platforma Civile, u bëri thirrje njerëzve të mbrojnë Poloninë europiane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




