Protesta para selisë së PD, Rama: Pa asnjë mesazh. Basha-Berisha janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një bashkëbisedim online me demokratët, lidhur me protestën, zhvilluar dje te selia e PD-së. Zoti Rama e konsideroi ngjarje që nuk dha asnjë mesazh dhe se sipas tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë e njëjta mbetje e partisë Demokratike të ndarë përgjysmë dhe të dy të gatshëm në ”luftën” e tyre për pushtet të sakrifikojnë njerëz. “Janë të dy pa asnjë mesazh politik, pikë e zezë. Ajo që përbën në fakt të vërtetën, është që këta dy personazhe janë e njëjta mbetje, e ndarë përgjysmë. Një mbetje për arsye të ndryshme e pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Dua të flasë me demokratët, si dikush që e ka ndjekur historinë e tyre prej disa vitesh në pozicione të ndryshme, këta të dy janë një të ndarë në dy pasqyra. PD është historia e dy sëbashkua” tha zoti Rama.
“I dyti është futur në skenë nga i pari i si hija e tij. Ky është një moment delikat jo vetëm për PD. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me nje ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe shoqërinë tonë. Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD. Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin njerëz.”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sjelljen e Policisë së Shtetit, ndërsa u shpreh se falë ndërhyrjes u shmang tragjedia. “Dje, Policia meritoi respektin e të gjithëve, falënderim shumë të posaçëm e përgëzim të posaçëm, sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë, nga kjo materie, prurje, turmë, e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, një pjesë brenda, një pjesë jashtë godinës dhe sulmet mes të dyja palëve”, tha kryeministri Rama.
Zhvillimet e djeshme në PD, shënojnë të parin incident në Shqipëri, kur militantë të një partie, sulmojnë dhe përplasen me njëri-tjetrin, për selinë e partisë së tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




