Protesta “Shqipëria Bëhet” – Lapaj bën thirrje për bashkim kundër qeverisë
Në sheshin përpara Kryeministrisë u zhvillua këtë të shtunë protesta e thirrur nga nisma “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Në fjalën e tij përpara qytetarëve të mbledhur, Lapaj kërkoi bashkim të gjerë kundër qeverisë, duke e cilësuar si të korruptuar dhe të shkëputur nga interesat e shumicës.
Ai theksoi se “koha për bashkim është tani” dhe se çdo ditë që kalon, sipas tij, forcon autokracinë e pushtetit aktual.
Lapaj paralajmëroi se skandalet dhe keqqeverisja po dëmtojnë jetën dhe të ardhmen e qytetarëve, duke e përshkruar situatën si një betejë mes një pakice që ka zaptuar institucionet dhe një shumice të vuajtur.
“Sot jemi në ditën 55 të qëndresës në goditën që do mbahet si godina e zaptuar. Kësaj qeverie po i dalin skandalet dhe i marrë peng Edi Rama po dëshmon se rreshtimin në krahë të drejtësisë e kishte vetëm fasadë”- tha ai.
Protesta u shoqërua me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Tubimit iu bashkuan edhe deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferraj, si dhe përfaqësues të forumit për dialogun politik opozitar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




