Protestat e dhunshme në Kubë, vjen lëshimi i parë i qeverisë

Botë | 5 vite më parë

Qeveria e Kubës ka bërë lëshimet e para ndaj protestuesve që prej disa ditësh kanë pushtuar rrugët e qyteteve kryesore të vendit.

Kështu, nga dita e nesërme do të hiqen përkohësisht deri më 31 dhjetor 2021 tarifat për të gjitha produktet ushqimore dhe mjekësore që vijnë nga jashtë.

Lajmi u dha përmes një deklarate për shtyp në televizionin shtetëror nga kryeministri Manuel Marrero.

Prej disa ditësh protestat kanë shpërthyer në Kubë kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë, mungesës së vaksinës dhe ushqimeve. Deri tani raportohet se një protestues ka humbur jetën, por policia nuk e ka marrë përgjegjësinë e kësaj ngjarje./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme