Protestat në Iran, regjistrohen 9 viktima, trazira në shumë qytete

Botë | 4 vite më parë

Nëntë persona raportohet deri tani se janë vrarë në protestat në Iran, të shkaktuara nga vdekja e një gruaje të arrestuar me dyshimin se ka thyer rregullat e rrepta të hixhabit. Mes të vrarëve të raportuar është edhe një djalë 16-vjeç, i vrarë me armë zjarri, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve. 

Trazirat janë përhapur në më shumë se 20 qytete të mëdha, duke përfshirë edhe kryeqytetin Teheran. Videot e postuara në internet nga trazirat treguan gra duke tundur shamitë e tyre në ajër ose duke i djegur ato. “Jo shamisë, jo çallmës, po liri dhe barazi!”- dëgjoheshin protestuesit duke brohoritur në një demonstratë në Teheran.

Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan Joe Biden tha se amerikanët qëndrojnë me “gratë e guximshme të Iranit që tani po demonstrojnë për të siguruar të drejtat e tyre themelore”. Ai foli pasi presidenti iranian Ebrahim Raisi, hodhi poshtë thirrjet e fuqive perëndimore për të respektuar të drejtat e grave. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme