Protestë kundër luftës me pankarta në Chanel 1

Botë | 5 vite më parë

Një grua që mbante një pankartë kundër luftës u shfaq mbrëmjen e së hënës në studion e stacionit televiziv  të kontrolluar nga shteti  gjatë kohës që po transmetohej drejtpërsërdrejti edicioni i lajmeve. Në pankartë, të cilën protestuesja e mbajti pas shpinës së moderators së lajmeve,   shkruhej në anglisht dhe në rusisht “Jo luftës! Ndalni luftën! Mos e besoni propagandën! Këtu po ju gënjejnë!”. 
Protestuesja e quajtur Marina Ovsyannikova, punon redaktore në Chanel One, icili kontrollohet nga Kremlini dhe pasqyron vetëm versionin rus të ngjarjeve që po ndohin në Ukrainë. Zonja  Ovsyannikova besohet se është ndaluar nga polica.  Zeri i saj mund të dëgjohet gjatë transmetimit ku thotë “Jo Luftës, ndalni luftën”, para se drejtuesit të ndërprisnin fjalën e moderatores dhe atë çfarë po ndodhte në studio duke transmetuar një kronikë të përgatitur më parë!. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme