Protestuesit në Sri Lanka sulmojnë rezidencën e Presidentit! Pasi nuk e gjejnë…lahen në pishinën e tij

Botë | 4 vite më parë

Sri Lanka po kalon një nga kriza ekonomike më të rënda, ku vendi po vuan inflacionin e lartë dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe. Kjo ka ngritur zemëratën në popull duke dalë në protesta masive dhe kërkuar dorëheqjen e presidentit Gotabaya Rajapaksa për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.

Me mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e tij në Colombo, ku pavarësisht përpjekjeve të policisë për t’i ndaluar duke qëlluar në ajër dhe përdorur gaz lotsjellës, disa prej tyre mundën t’i shpëtonin kordonit dhe të hynin në rezidencë. Presidenti ishte çuar në një vend të sigurt dhe nuk ndodhej në rezidencë, ndërsa protestuesit e zemëruar kërkonin nëpër dhomat e rezidencës.

Pas kërkimeve të kota, duket se në fund protestuesit u dorëzuan dhe …. u lanë në pishinën e tij, ku pamjet qarkulluan në rrjetet sociale.

Javën e kaluar, autoritetet në Sri Lanka pezulluan shitjet e benzinës dhe naftës për automjetet jo thelbësore në një përpjekje për të ruajtur rezervat e pakësuara të karburantit në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme