Provat e lira në Abu Dhabi: Verstapen i pari, Hamilton i treti

Formula 1 | 5 vite më parë

Max Verstappen është më i shpejti në seancat e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Abu Dhabi, raundi i fundit dhe vendimtar i sezonit të Formula 1. Piloti i Red Bull, me kohën 1:25.009, mbylli seancën e mëngjesit përpara të gjithëve përpara dy Mercedes të Valtteri Bottas dhe pretendentit për titullin botëror, Leëis Hamilton. I katërti ishte Red Bull-i tjetër i Sergio Perez me vendin e pestë për Alpha Taurit të Yuki Tsunoda.

Vendi i tetë dhe i nëntë për dy Ferrari-t e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz të paraprirë nga Alpine e një Fernando Alonso të shkëlqyer dhe nga Alpha Tauri tjetër i drejtuar nga Pierre Gasly. Aston Martin i ish-pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel, mbyll Top-10. Vendi i trembëdhjetë provizor për Kimi Raikkonen, në fundjavën e fundit të karrierës së tij, përpara shokut të skuadrës së Alfa Romeos, Antonio Giovinazzi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme