PS ”ndez motorët” elektoralë – Çuçi takime në Vlorë: Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet

Java e gjelbër parlamentare, i ka gjetur deputetet socialistë nëpër qarqe në takim me strukturat e partisë.
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi tha se këto takime janë në funksion të mobilizimit për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
“Po bëjmë takim më mënyrë që të ndezim motorrat për zgjedhjet e 2025. Të gjitha këto takime janë në funksion të një mobilizimi pas një procesi rienergjizimi që bëhet brenda partisë”, tha Çuçi.
Çuçi theksoi rëndësinë dhe fokusin e Partisë Socialiste tek vota e diasporës.
“Do të jetë një formë e re organizmi duke ju përshtatur të gjithë sistemit, që tashmë është miratuar me ligj dhe presim aktet e KQZ-së për tu bërë funksionale për votën e emigrantëve aty ku ata banojnë’, tha ai..
Deklaratat e Çuçit u bënë pas një inspektimi të punimeve që janë drejt përfundimit në shkollën 9- vjeçare “Avni Rustemi”, i shoqëruar nga kryebashkiaku Ermal Dredha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




