Pse PS-ja u tërhoq nga ligji “non grata”? Balla tregon arsyet, sfidon PD për një nismë të re

Nëse për çështjen e pastrimit të politikës nga spiunët e Sigurimit PS thotë se po punon par të gjetur një zgjidhje, për çështjen e largimit nga politika të personave të shpallur “non grata” nga SHBA, ka hequr dorë përfundimisht. Taulant Balla, i cili e promovoi këtë ide gjatë verës dha shpjegimet ligjore në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.
“Vazhdoj ta them që është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë që një ish- sekretar partie i shpallur “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë, të vazhdojë të bëjë pis foltoren dhe sallën e parlamentit të Shqipërisë. Por, duke u nisur nga ligji i dekriminalizimit, është e pamundur që këtë çështje ta zgjidhësh me ligj, me pengesë ligjore.
Juristët nuk e kanë gjetur një zgjidhje për këtë.”- u shpreh Balla në një intervistë me gazetaren, Elona Meço.
Megjithatë, kreu i grupit parlamentar socialist ka një sfidë për opozitën.
“PD ka depozituar një propozim për Tom Doshin 3 vjet më parë. Do të ishte mirë ta ridepozitonte të njëjtën kërkesë tani si për zotin Doshi. Për mua si kundërshtar, ta mbajnë Saliun aty sa të kenë mundësi, se aty ku janë do të vazhdojnë të jenë. Si qytetar i zakonshëm mendoj se Sali Berisha dëmton Shqipërinë.- tha zoti Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




