PSG, akuza ndaj Al-Khelaifi: Torturë dhe rrëmbim

Lajm tronditës për PSG-në. Presidenti Nasser Al Khelaifi është aktualisht nën hetim në Francë me akuzën e rrëmbimit dhe torturës. Fakti është raportuar nga mediat franceze, përfshirë L’Équipe, të cilat flasin për një akuzë të lobistit franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane ndaj numrit një të klubit parisien. Lajmi dihej prej muajsh, por tashmë ka mbërritur hapja e dosjes dhe hetimi për këtë çështje.
Sipas rrëfimit të lobistit, ai dyshohet se u arrestua dhe u torturua në Katar në vitin 2020, pasi posedonte dokumente që mund të kishin komprometuar presidentin e PSG-së. Çështja, sipas aktakuzës, do të lidhej me caktimin e Kupës së Botës 2022 dhe të drejtat televizive për Lindjen e Mesme për dy edicionet e ardhshme të Kupës së Botës. Më pas, lobisti u lirua duke nënshkruar një marrëveshje sekrete me vetë Al Khelaifi, për të mos shpërndarë informacione për incidentin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




