Publikohet video nga aksidenti tragjik në Vlorë, momenti kur makina e 24-vjeçarit del nga rruga

Aktualitet | 7 muaj më parë

Janë publikuar pamje nga aksidenti i rëndë që u regjistrua në orët e para të ditës së sotme në Vlorë, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, ku humbi jetën një i ri.

Në videon e publikuar duket momenti kur makina e 24-vjeçarit del nga rruga, teksa nga shpejtësia është ngritur në ajër.

Sipas të dhënave nga policia, makina  është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës. Ndërkohë që i riu u gjet pa jetë rreth 30 metra larg pikës së përplasjes.

Autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme