Puna në tranzicion online

Kalimi i punës së nëpunësve shtetërorë në shtëpi do të krijojë vështirësi në ofrimin e shërbimeve publike shkruan A2. Ai citon Ervis Mançen, ish-drejtues në administratën publike, të ketë thënë se sot një pjesë e madhe e bizneseve dhe qytetarëve varen nga këto shërbime fizike.
Megjithatë, zoti Mançe beson në një tranzicion të shpejtë drejt online-it. “Ekonomia reale, sipërmarrësit dhe qytetaret, i kanë jetike këto shërbime. Do ketë vështirësi, por duhet thënë se administrata shqiptare përherë ka një qasje radikale ndaj fenomeneve radikale, dhe do të përshtatet shumë shpejt. Do ketë një proces përshtatje të popullatës në kulturën e marrjes së shërbimeve online, edhe nga bizneset”, thotë ai.
Paralelisht me administratën shtetërore, nga shtëpia po punojnë një pjesë e madhe e punonjësve në privat, veçanërisht në kompanitë e mëdha. Këta punonjës rrjedhimisht kanë më pak shpenzime për karburant apo ushqim dhe pije. Për këtë arsye, institucione si Deutsche Bank kanë propozuar taksimin e përkohshëm me 5% për këtë lloj pune. Sipas zoti Mançe, një ide e tillë është e zbatueshme edhe në Shqipëri.
Të ardhura nga taksimi i punës në shtëpi, do të ishin të destinuara për të financuar mbështetjen e shtresave në nevojë dhe politikat për nxitjen e punësimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




