Punësimi në administratën publike/ Nis procesi përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga ekselentët

Sociale | 6 vite më parë
Departamenti i Administratës Publike nisi sot procesin e përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga ekselentë që aplikuan në platformën punetembare.al për thirrjen 2020.
 
Sipas DAP, 40 pozicione u përzgjodhën nga kandidatët e kualifikuar, sipas renditjes në listën finale, të përcaktuar në metodologjinë e vlerësimit
 
DAP bën të ditur se “procesi i përzgjedhjes do të vijojë deri në datën 15 janar”.
 
Në vitet 2017-2020 janë 1540 rekrutime në shërbimin civil, 740 prej tyre të grupmoshës 23-30 vjeç.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme