Putin kërkon miratimin e Parlamentit për të përdorur ushtrinë jashtë vendit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka kërkuar ditën e sotme parlamentit të drejtën për të përdorur ushtrinë ruse jashtë territorit të tyre. Bëhet me dije nga mediat e huaja se senati rus tani po shqyrton autorizimin e kërkesës së presidentit për vendosje ushtarake.
Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar dhomës së lartë të parlamentit rus, që të përdorë forcat e armatosura të vendit jashtë territorit të Rusisë. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Senatit, duke shtuar se legjislativi do të shpallë vendimin e tij së shpejti.
Kërkesa tashmë është marr në konsideratë nga komisionet e Senatit, ka bërë me dije kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




