Putin: Marrëdhëniet Uashington-Moskë në minimum

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës kishin arritur në minimum, disa ditë para takimit të tij me presidentin e SHBA, Joe Biden.
Komentet e Putinit për transmetuesin amerikan NBC vijnë ndërsa dy udhëheqësit përgatiten të takohen në Gjenevë më 16 qershor në takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën.
Ekziston një tension i jashtëzakonshëm midis SHBA dhe Rusisë për një sërë çështjesh, nga të drejtat e njeriut tek ndërhyrja në zgjedhje dhe pirateria.
“Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar vitet e fundit”, tha Putin në intervistë.
Putini e përshkroi paraardhësin e Biden, Donald Trump, si një individ të jashtëzakonshëm dhe të talentuar.
“Ju mund ta pëlqeni ose jo…, por ai nuk erdhi nga institucionet amerikane, ai kurrë nuk kishte qenë një pjesë e politikës së shquar më parë”, shtoi Putin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




