Putin mbërrin në Iran për bisedime me Raisi dhe Erdogan

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Teheran ku do të zhvillojë bisedime me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan CNN.

Gjatë udhëtimit të tij, Putin do të diskutojë çështjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase dhe pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me Raisi dhe Erdogan, sipas Kremlinit.

Putin dhe homologët e tij pritet të diskutojnë gjithashtu ndihmën humanitare për Sirinë.

Vizita e Putinit në Iran është udhëtimi i tij i parë jashtë territorit të ish-BRSS që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, i dyti në total. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme