Putin mbledh kabinetin rus të sigurisë

Presidenti rus Vladimir Putin mblodhi të premten kabinetin e tij të sigurisë për të diskutuar përgjigjen e SHBA ndaj kërkesave të sigurisë së Moskës në lidhje me NATO-n, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov nuk dha detaje të mëtejshme rreth takimit.
Të enjten, ministria e jashtme e Rusisë tha se Uashingtoni “nuk u dha një përgjigje konstruktive” kërkesave ruse, duke kërcënuar me masa “ushtarake-teknike”.
Çfarë do të thotë kjo është e paqartë, por ato mund të përfshijnë vendosjen e kufizimeve ndaj Ukrainës, të tilla si një zonë ndalim-fluturimi ose një bllokadë të porteve të Ukrainës, ose lëvizjen e armëve bërthamore në Bjellorusinë fqinje./BBC
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




