Putin nënshkruan ligjin për tërheqjen e Rusisë nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin në lidhje me tërheqjen e vendit të tij nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur.
Sipas ligjit të botuar në Sistemin Shtetëror Informativ Ligjor bëhet e ditur se Rusia u tërhoq nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur e nënshkruar në Helsinki më 24 mars 1992.
Ligji në fjalë u nënshkrua nga presidenti Putin.
SHBA-ja më 22 nëntor 2020 njoftoi se po tërhiqeshin nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur e cila rregullon kontrollin e armëve me Rusinë.
Rusia më 15 janar njoftoi se kishte vendosur të fillonte procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur.
Rusia dhe SHBA-ja ishin midis 34 vendeve që nënshkruan Marrëveshjen e Qiejve të Hapur, e cila lejon fluturime të paarmatosura të zbulimit për të promovuar transparencën në aktivitetet ushtarake dhe për të lehtësuar monitorimin e kontrollit të armëve dhe marrëveshjeve të tjera.
Turqia është midis palëve në Marrëveshjen e Qiejve të Hapur, e cila ishte parashikuar si një masë për të rritur besimin dhe sigurinë në gjeografinë e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe u hap për nënshkrim në vitin 1992./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




