“Pyet Qeverinë”, rubrika më e re e MIA-s ku qytetarët mund të marrin përgjigje

Aktualitet | 2 vite më parë

Agjencia për Media dhe Informim, ka çelur një  rubrikë të re e cila u mundëson qytetarëve që të drejtojnë pyetjet e tyre për Këshillin e Ministrave dhe institucionet e varësisë.

Rubrika titullohet “Pyet Qeverinë”. 

MIA bëri të ditur se pyetjet mund të jenë mbi aspekte dhe fusha të ndryshme të qeverisjes, për sqarime apo më shumë informacion për vendimmarrjet e qeverisë dhe mbi çështjet me karakter publik.

“Dërgoni pyetjet në [email protected] dhe zyrtarët publikë do t’i përgjigjen shumë shpejt interesit tuaj”, bën të ditur në njoftimin e saj MIA.

Në këtë rubrikë, pyetjet mund të adresohen mbi sektorët e qeverisjes, vendimet e qeverisë apo politika të caktuara publike, për të cilat qytetarët do të marrin përgjigje nga zyrtarët publikë.

 

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme