Qendra e emigrantëve, Komisioni i BE-së: Nuk është e mundur të përsëritet modeli Itali-Shqipëri

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Anitta Hipper ka deklaruar se për të bërë të mundur modelin italo-shqiptar për emigrantët, ligji evropian duhet të rregullojë riatdhesimin e detyruar në një vend të tretë të ndryshëm nga vendi i origjinës.
Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, BE e ka të pamundur për momentin që të përsërisë modelin e menaxhimit të imigracionit të parashikuar nga marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë.
“Për momentin nuk është e mundur që BE të përsërisë modelin e menaxhimit të imigracionit të parashikuar nga marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë. Kështu deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Brendshme, Anitta Hipper , gjatë konferencës ditore për shtyp në Bruksel. #
Ajo vuri në dukje se rregullat aktuale të Bashkimit Evropian nuk e parashikojnë një model të tillë dhe duke pasur parasysh nevojën për të reflektuar mbi ndryshimet legjislative.
“Për momentin nuk është e mundur që BE-ja ta ketë këtë opsion. Për të bërë të mundur një model të tillë, ligji evropian duhet të rregullojë riatdhesimin e detyruar në një vend të tretë të ndryshëm nga vendi i origjinës. Sipas vlerësimit tonë, rregullat aktuale nuk e parashikojnë këtë. Megjithatë, kjo është parashikuar në qëndrimin e Këshillit për direktivën e propozuar për kthimin dhe, duke pasur parasysh nevojën për të reflektuar mbi ndryshimet legjislative, kjo është diçka që ne po shqyrtojmë”, shpjegoi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




