Qendra rinore “Ollga Shuraja” – Të rinjtë përmetarë të interesuar për këngën, vallen, instrumentet

Kulturë | 3 vite më parë

Përmeti i këngëve dhe valleve duket që dashurinë për  artin e ka përcjellë mjaft mirë edhe te brezat e rinj. Janë nxënësit e shkollave 9 vjeçare që nëpërmjet një interviste tregojnë se angazhohen në mësimin e valleve, këngëve mësimin e instrumenteve muzikore jo vetëm pranë shkollave por edhe në Qendrën Rinore të çelur prej para pak kohësh në qytetin e Përmetit.

Instruktori i pianos Aurel Bariu flet për interesin në rritje të fëmijëve që drejtohen qendrës rinore dhe nga aty  marrin mësimet në fusha të ndryshme të artit.

 Me 23 nëntor u përuruar Qendra Rinore “Ollga Shuraja”. Brenda kësaj godine shumë të rinj kanë mundësinë që nëpërmjet instruktoreve të muzikës të marrin mësime të vlefshme në fusha të ndryshme të artit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme