Qëndrimi i Berishës në Daily Mail/ Rama: Turp! Vetëm jashtënxjerrjet e një kombi lëshojnë deklarata kundër Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar në lidhje me deklaratën e kryetarit të PD, nga procesi i Rithemlimit Sali Berishës, publikuar në median britanike Daily Mail ku thotë se Shqipëria është bërë një nga vendet më të rrezikshme në Ballkan dhe Europë.
Rama e konsideron një deklaratë të tupshme ndërsa shton se vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!
“TURP! Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!” shkruan Rama në postimin e tij.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




