Qeveria e Melonit merr votëbesimin e Senatit italian

“Ne do të mbajmë angazhimet tona. Tani menjëherë në punë”, këto ishin fjalët e parë që kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni tha sapo qeveria e saj mori edhe besimin e Senatit.
Me 115 pro, 79 kundër dhe 5 abstenime Senati italian i dha besimin qeverisë së re. Gjatë largimit nga Senati, Meloni tha se ishte e kënaqur dhe se tani ishte koha t’i futeshin punës.
“Për besimin e qeverisë votoi edhe Senati i Republikës. Ne u paraqitëm në fushatë elektorale me një program të qartë dhe të detajuar. Tani do t’i mbajmë ato angazhime, sepse lidhja ndërmjet përfaqësuesit dhe të përfaqësuarit është thelbi i demokracisë. Menjëherë për të punuar për të dhënë përgjigje për urgjencat e Italisë dhe italianëve”, tha Meloni.
Partia ‘Vëllezërit e Italisë’ së Melonit pati një fitore historike me 26 % të votave në zgjedhjet e 25 shtatorit, duke u bërë e para grua në Itali që mban postin e Kryeministres.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




