Qeveria i jep 50 milionë lekë familjes së nënkomisarit që u vra në krye të detyrës

Politikë | 5 vite më parë

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha. Për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”. Sipas vendimit, i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ditën e sotme ministri Çuçi  bëri me dije se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët. Ndërsa pas fillimit të universitetit ata do të përfitojnë 170% te pages se te atit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme