Qeveria i “merr” Presidentit dekoratat, Kuvendi miraton projektligjin

Politikë | 4 vite më parë

Me 75 vota pro, Kuvendi miratoi në seancën maratonë të së enjtes projektligjin për dekoratat. Ky projektligj solli debate mes opozitës dhe maxhorancës në kuvend, ku opozita akuzoi se po i hiqen kompetencat Presidentit në mënyrë që PS, sipas tyre, t’i përdorë “për qokat e veta”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se reformimi i sistemit të dekoratave në vend është shumë e rëndësishme, teksa ironizoi ish-Presidentin Ilir Meta duke thënë se ky i fundit “jepte dekorata edhe për të vdekurit”.

“Shqipëria është në botë tjetër për pjesën e dekorimeve. U dhanë 500 dekorata, komplet pa sens. Shqipëria është vend qesharak në këtë fushë. Jemi 70 vjet me vonesë. Shpresoj që të votohet nga të gjithë”, tha Rama.

Sipas këtij ligji të miratuar në Kuvend, sistemi  dekoratave, që ka qenë në masë të gjerë diskrecion i Presidentit të Republikës, parashikon që një numër titujsh nderi të dhëna me sasi të kufizuara çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhës të realizuar nga një institucion i ri, kancelari i të cilit do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme