Qeveria miraton vendimin për ndërtimin e varrezave të reja të Dëshmorëve të Atdheut

Sociale | 3 vite më parë

Në mbështetje të ligjit “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën vendimin për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e varrezave të “Dëshmorëve të Atdheut”.

Sipas këtij vendimi, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ministria përgjegjëse për kulturën, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, janë institucione përgjegjëse për projektimin dhe ndërtimin e varrezave të reja të dëshmorëve të atdheut dhe rikonstruksionin e tyre.

Projektimi, ndërtimi dhe rikonstruksioni bëhen kundrejt fondeve buxhetore që do të akordohen, rast pas rasti.”.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme