Qeveria parashikon një fond prej 40 milion dollarë për pensionistët dhe kategoritë në nevojë

Qeveria parashikon një fond prej 40 milion dollarë për pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Në konferencën për mediet, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa e cila është miratuar sot, që arrin në një vlerë 3.5 miliardë lekësh për sa i takon pensionistëve dhe 400 milionë lekësh për të gjithë kategoritë e tjera.“Janë afërsisht 40 milionë USD që alokohen për shpërblimet e fundvitit, për pensionistët dhe paketën e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuar”, u shpreh Ibrahimaj.
Sipas saj, paketa e ndihmës ekonomike e anoncuar tashmë nga qeveritë çdo fundvit, duke nisur nga viti 2022 do të jetë një zë buxhetor duke mos qenë kështu një pikëpyetje për pensionistët.“Qeveria socialiste në të gjitha mandatet e saj ka miratuar gjithmonë bonusin e pensionistëve duke e vlerësuar këtë kategori prioritet”, u shpreh Ibrahimaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




