Qeveria rrit pagën minimale në 40 000 lekë, Preçi: Të shoqërohet edhe me rritje të produktivitetit

Ekonomi | 4 vite më parë

“Paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë, nderkohë që duam që në dy vitet e ardhshme ajo të prekë nivelin e 45 mijë lekëve”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Rritja e pagës minimale ka pësuar një rritje progresive në vitet e fundit, por gjithsesi ajo mbetet më e ulëta në Europë.

Vlen të thuhet se një vendim i tillë sjellë një efekt pozitiv në llogaritjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore për punëmarrësit, por nga ana tjetër rëndon në performacën e sipërmarrjes, ku ndër më të prekurit është sektori fason.

Për Preçin mbështetja është e nevojshme pasi sektori fason angazhon në punë rreth 75 mijë individë të cilët i përkasin shtresës me vulnerabel të shoqërisë si dhe eksporton rreth 40% të produkteve Made in Albania.

Nga ana tjetër, Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi kerkon që politika të tilla të shpallen më herët dhe të marrin një dikutim më të gjerë me publikun.

Momentin kur po ndërmerret rritja e pagës minimale për ekspertin Preçi nuk është e duhura ndërkohë që shprehet se masa të tilla duhen shoqëruar edhe me rritje të prodiktivitetit të punës si në sektorin publik dhe atë privat.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme