“Qilim Fest” në Gjirokastër, promovim i vazhdimësisë së traditës dhe shpirtit të artizanëve e zejtarëve

“Qilim Fest” ishte aktiviteti kulturor i radhës i zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës nga bashkia e qytetit.
Mjeshtrat e tezgjahut dhuruan një emocion të veçantë duke zbuluar gjithë trashëgiminë e zonës para mijëra vizitorëve në “Qilim Fest”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e konsideroi një prej atyre ngjarjeve që promovojnë vazhdimësinë e traditës dhe shpirtin e artizanëve e zejtarëve. Ata i kanë dhënë Gjirokastrës identitetin unik që mbrohet fort nga UNESCO.
Turistët nga e gjithë bota në Qafën e Pazarit në Gjirkoastër janë shembulli më domethënës se si trashëgimia kulturore shndërrohet në një motor për zhvillimin e ekonomisë. “E shkuara jonë është një aset i jashtëzakonshëm për të ndërtuar këtu një të ardhme të sigurt përmes turizmit” shkruan Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




