Qytetarët e Mariupol përballen me epidemitë, Kryebashkiaku thirrje për evakuim

Teksa Rusia ka hyrë në muajin e tretë të luftës ndaj Ukrainës, autoritetet lokale në Mariupol kanë paralajmëruar shpërthimin e epidemive si pasojë e kushteve të rënda sanitare dhe faktit se mijëra trupa të mbetur të vrarë nga lufta, janë ende të pambledhur.
Sipas Skynews, Këshilli i qytetit ka deklaruar se ekziston rreziku i kolerës, dizenterisë dhe një infeksioni bakterial që shkakton dhembje të forta stomaku, diarre të përgjakshme dhe dështim të veshkave.
Këshilli tha se kishte kushte të patolerueshme jetese që do të përkeqësoheshin me rritjen e temperaturave.
Sakaq, Kryebashkiaku Vadym Boychenko ka bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm.
“Okupatorët nuk mund t’i sigurojnë popullatës ekzistuese ushqim, ujë dhe ilaçe. Ose thjesht nuk janë të interesuar për të. Ata bllokojnë të gjitha përpjekjet për evakuim. Dhe pa këtë, njerëzit do të vdesin. Në fund të fundit, tani në kushtet e rrënuara të jetesës mesjetare të Mariupolit. Duhet evakuim i menjëhershëm dhe i plotë”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




