Racizmi, Vinicius shprehet: La Liga nuk bën asgjë, tani është

Një tjetër episod racizmi ndaj Vinicius, i shënjestruar nga tifozët e Valladolidit, të cilët i dhanë ulërima të turpshme raciste të premten në mbrëmje. Sulmuesi i Realit ka reaguar ndaj provokimeve dhe të nesërmen ka sulmuar ashpër La Ligën me një postim në rrjetet sociale: “Racistët vazhdojnë të shkojnë në stadiume dhe të shohin nga afër klubin më të mirë në botë dhe La Liga ende nuk bën asgjë… Do të mbaj kokën lart dhe do të festoj fitoret e mia dhe të Real Madridit. Në fund, faji është imi”.
I zëvendësuar nga Ancelotti në minutën e 86-të, Vinicius priti në vijën anësore pak poshtë sektorit të tifozëve vendas që Reali të përfundonte përpara se të shkonte në dhomat e zhveshjes. Pikërisht në atë moment vijnë nga tribuna disa goditje të turpshme raciste dhe pikërisht në atë moment Benzema shënon dopietën e tij.
Vinicius në atë moment realizon hakmarrjen e tij të menjëhershme, duke u gëzuar përballë të gjithë atyre që deri pak çaste më parë kishin nisur ato kore të turpshme. Në këtë moment ulërimat raciste shtohen në intensitet dhe mbi të gjitha objekte të shumta hidhen në drejtim të sulmuesit brazilian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




