Radhë për aplikimet në bujqësi, vonesa për marrjen e NIPT-it! Shtyhet afati deri me 30 mars

Mbi 500 aplikime kryhen çdo ditë në Lushnje për skemat e subvecioneve në bujqësi. Aplikimet kanë nisur me 25 shkurt, por edhe sot, një muaj më pas, radhët janë të gjata.
Një fermer tha për RTSH-në se 17 ditë ka pritur vetëm për të nxjerrë NIPT-in dhe ende nuk ka arritur prane pikës ADISA të aplikojë për skemën e naftës. Disa fermerë të tjerë pohojnë se kanë ardhur mbi 10 herë dhe nuk kanë arritur të përfundojnë aplikimin.
Aplikimi kryhet online, por pjesa më e madhe e aplikantëve thonë se nuk dinë ta përdorin këtë metodë, ndaj kanë zgjedhur që ta bëjnë këtë, përmes asistencës së specialistëve të bujqësisë, ose ADISA-së. Që në fillim për të mos krijuar radhë dhe për të ulur kostot e rrugës, ata kanë kërkuar të hapen sportele pranë njësive të tyre administrative.
Që nga fillimi i aplikimit për mbështetje financiare në bujqësi, në Lushnje kanë arritur të marrin NIPT-in e fermerit 4 mijë persona, ndërsa kanë përfunduar me sukses aplikimin rreth 2000 prej tyre. Afati për aplikim është shtyrë deri me 30 mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




