Raketa ruse godet ndërtesën e banimit në Odesa, ndërron jetë 1 fëmijë

Forcat ruse kanë sulmuar një kishë dhe një ndërtesë banimi në Odesa dhe për pasojë një fëmijë ka ndërruar jetë.
Sipas Skynews, një fëmijë i dytë është dërguar në spital pasi ka mbetur i plagosur nga sulmi në banesën ku ndodheshin edhe katër persona të tjerë.
Dritaret, muret dhe çatia e kishës ortodokse janë dëmtuar.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në sulm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




