Raketat ruse godasin gjatë natës Odesën

Të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, pasi raketat ruse goditën qytetin e Odesës në jug të Ukrainës, tha të martën një zyrtar ushtarak ukrainas.
Zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesa-s, Serhiy Bratchuk, tha në një postim në Telegram se qyteti ishte shënjestruar nga shtatë raketa lundrimi “Kalibr” të lëshuara nga Deti i Zi.
Gjashtë nga raketat ruse iu shmangën mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe goditën zonat me një “popullsi civile”, tha Bratchuk.
Tre shtëpi dhe të paktën dy ndërtesa të tjera u shkatërruan në sulm, me dëme të raportuara në disa struktura të tjera, shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




