Rama akuza treshes Meta-Berisha-Basha: Opozita e rublave e zhytur thellë në thesin e parave ruse

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar treshen Berisha-Meta-Basha. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, shoqëruar me një foto të Kryetarit të PD zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha, kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetit demokrat Lulzim Basha, Kryeministri Rama shkruan se opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë nga sa duket në thesin e parave ruse.
Deklarata e Ramës ndaj treshes Berisha-Meta-Basha, vjen pas reagimit nga opozita për fjalën e mbajtur nga kreu i qeverisë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për raportin e Dick Martyt.
“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



